Aktualitet Bota SHBA

Trump dhe Starmer pritet të shpallin marrëveshje biznesi gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore

Nga madhështia e darkës mbretërore në Windsor, te shpallja e investimeve miliardëshe, vizita e Trump në Britani balancon simbolikën dhe interesat ekonomike.

Pas një dite të mbushur me ceremoni madhështore dhe darkë solemne të organizuar nga Mbreti Charles III në Kalanë e Windsor-it, Presidenti Donald Trump dhe Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të fokusohen sot tek ekonomia dhe investimet.

Të dy liderët do të zhvillojnë një takim në Chequers, rezidenca qeveritare pranë Londrës, ku do të diskutojnë mbi marrëveshje të reja tregtare mes dy vendeve. Në njoftimet e para, kompani si Microsoft, OpenAI dhe Blackstone kanë shpallur mbi 200 miliardë dollarë investime në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa gjigantë britanikë si GSK kanë konfirmuar investime në Shtetet e Bashkuara.

Një tjetër pikë kyçe është energjia bërthamore, ku Trump dhe Starmer shfaqin dakordësi për ndërtimin e centraleve të reja në Britani, duke shënuar një bashkëpunim të rrallë mes dy vendeve në fushën energjetike.

Ndërkohë, axhenda e vizitës përfshin edhe aktivitete ceremoniale: Melania Trump do të vizitojë së bashku me Mbretëreshën Camilla shtëpinë miniaturë të Mbretëreshës Mary, ndërsa më pas do t’i bashkohet Princeshës së Uellsit, Catherine, në një aktivitet të Shoqatës së Skautëve në Frogmore Gardens.

Vizita e dytë shtetërore e Trump në Britani shihet si një përpjekje për të theksuar marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve, në një kohë kur në sfond mbeten tensionet mbi tregtinë dhe luftërat në Ukrainë e Gaza.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *