
Nga fustani i verdhë i kritikuar si i shëmtuar te krahësimi me elegancën e Kate Middleton, zgjedhjet e Melania Trump ndezin debat publik.
Melania Trump ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë vizitës në Britani, jo vetëm për praninë e saj si Zonja e Parë, por sidomos për veshjet që ka zgjedhur, të cilat kanë nxitur reagime të përziera dhe kritika të shumta.
Gjatë Darkës Shtetërore në Kalanë e Windsor-it, ajo u shfaq me një fustan të verdhë të ndezur, me shpatulla të zbuluara dhe një brez në ngjyra pastel. Disa komentues e përshkruan pamjen si të çuditshme apo madje të shëmtuar.
Më herët, Melania ishte parë me një kostum gri të errët të Christian Dior-it, të kombinuar me një kapelë blu të madhe që i mbulonte sytë, zgjedhje që gjithashtu ngjalli habi dhe diskutime.
Shpesh, pamjet e saj u krahasuan me elegancën e princeshës Kate Middleton, e cila në të njëjtën darkë mbajti një fustan me dantellë ari që mori vlerësime pozitive.
Vizita e Zonjës së Parë në Britani përfshin gjithashtu një dalje të veçantë me Princeshën Kate në Frogmore Gardens, ku do të takohen me fëmijët e programit “Scouts’ Squirrels”.
Në rrjetet sociale, disa përdorues e ironizuan veshjen e Melanias, duke pyetur nëse po shkonte në plazh, ndërsa të tjerë e konsideruan një gabim të rëndë mode.