
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa policia po heton shkaqet
Një aksident rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të së premtes në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, duke e lënë të lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:15, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar ka aksidentuar një grua 49-vjeçare, banore e Kukësit. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, kur kushtet e dukshmërisë janë më të kufizuara.
