
Presidentja thekson përkushtimin e Kosovës për paqe dhe siguri ndërkombëtare, si dhe gatishmërinë për kontribut konkret në iniciativat globale
Presidenca e Kosovës bëri të ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend. Presidentja Osmani theksoi se linjëzimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe mbetet një vendim i drejtë dhe strategjik.
Në këtë kuadër, Osmani nënvizoi se Kosova beson në lidershipin e presidentit Tramp dhe është e gatshme të japë një kontribut të përgjegjshëm në përpjekjet ndërkombëtare për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë globale.
Presidentja dhe përfaqësuesja amerikane shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin bilateral mes Kosova dhe SHBA-së, si dhe mbi agjendën ndërkombëtare të Presidentes në muajt në vijim.
