
Një aksident i rëndë rrugor me shtatë viktima trondit futbollin europian, UEFA nderon të ndjerët me një minutë heshtje në Lion
Një aksident tragjik rrugor ka tronditur futbollin europian, pasi shtatë tifozë humbën jetën teksa udhëtonin për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Europës mes Olimpik Lion dhe PAOK në Francë. Mes viktimave konfirmohet edhe humbja e jetës së një tifozi shqiptar.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin tifozët e PAOK-ut u përplas me një kamion, duke shkaktuar pasoja fatale. Aksidenti ndodhi gjatë rrugës drejt Lionit, ku ishte planifikuar zhvillimi i takimit të vlefshëm për Europa League.
Ngjarja e rëndë solli reagimin e menjëhershëm të UEFA, e cila vendosi që para fillimit të ndeshjes në stadiumin e Lionit të mbahej një minutë heshtje në nderim të viktimave. Skuadrat në fushë dhe tifozëritë në tribuna iu bashkuan këtij momenti përkujtimor, ndërsa në stadium u shfaqën edhe parulla dedikuar tifozëve që humbën jetën.
Tragjedia ka sjellë dhimbje të madhe jo vetëm te tifozët e PAOK-ut, por edhe te komuniteti sportiv në përgjithësi, duke rikujtuar edhe një herë rreziqet e udhëtimeve të gjata për ndjekjen e ndeshjeve ndërkombëtare.
