Arrestohet në Greqi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë 59-vjeçari Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në vitin 1997 Gramsh me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga burgu.
Kostandin Nishku ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1998 për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta” dhe prej vitesh fshihej në Greqi me një identitet fals.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin mars 1997, Kostandin Nishku i shkoi në shtëpi i armatosur personit që i kishte vrarë të vëllain, K. B., dhe kërkoi vëllain e këtij të fundit. Familjarët nuk i kanë treguar vendndodhjen dhe Kostandin Nishku i vrau djalin 9 vjeç.
