Dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në dritë disa email-e të shkëmbyera mes Elon Musk dhe Jeffrey Epstein në fund të viti 2013. Në këto emaile Elon Musk po bënte planet për një vizitë të mundshme në një ishull në Karaibe që i përkiste Jeffrey Epstein.
CNN shkruan se Musk kishte deklaruar më parë se i kishte refuzuar përpjekjet e Epstein për ta bindur të vizitonte një nga dy ishujt që ai zotëronte në Ishujt e Virgjër Amerikanë, Great St.
Më 13 dhjetor 2013, Musk i dërgoi një email Epstein-it, ku shkruan se do të arrijë “në zonën e Ishujve të Virgjër Britanikë/St. Barts” gjatë festave dhe e pyeste nëse kishte “një moment të përshtatshëm për vizitë”. Ndërsam Epstein u përgjigj dy ditë më vonë, duke shtuar se “gjithmonë ka vend për ty”.
Në një email tjetër, afër krishlindjeve, Epstein shkruante se data 2 ose 3 do të ishte perfekte dhe se do të shkonte herët ta marrë. Musk fillimisht u përgjigj se do t’i duhej të kthehej me avion në Los Anxhelos mbrëmjen e 2 janarit, përpara se të shkruante se mund ta shtynte nisjen me një ditë.
“Kur shkojmë në ishullin tënd, më 2?”. pyeti ai në një mesazh pasues.
Gjithashtu një email tjetër u dërguar më 16 korrik 2011, ku tregon Jeffrey Epstein duke e informuar Peter Mandelson se “e kaloi ditën me Gates” në Seattle. Në të njëjtin mesazh, Epstein shton se po kalonin “monstrous fun”, pra se po argëtoheshin jashtë mase.
Në shtator, pasi emri i Musk u përfshi në një tjetër grup dosjesh, ai kërkoi të distancohej Epstein. Ai tha në një postim në X në atë kohë se “Epstein u përpoq të më bindte të shkoja në ishullin e tij dhe unë REFUZOVA”
