Pas disa ditësh që rrjeti ka gumëzhirë nga aludimet për romancën e re të Bes Kallakut, artisti i ka vënë pikat mbi i duke zbuluar të vërtetën.
Në një koncert të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Bolzano të Italisë, Bes Kallaku mbajti një fjalim emocionues, përmes së cilit pohoi dhe dashurinë me vajzën misterioze që i ka vjedhur zemrën , Ejonën.
“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!” u shpreh artisti në koncert.
Kujtojmë se dhe më parë, këngëtari shqiptar u përfol shumë në rrjet për një dashuri të re që ai kishte krijuar, një vit pas ndarjes zyrtare nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Dedikimet romantike e postimet që linin të nënkuptohej për një dashuri të re në sfond, tashmë zbuluan se artisti është tërësisht i dashuruar dhe për këtë ai është falenderues.
