Aktualitet Shqipëria

Parlamenti shpërthen në kaos, seanca mbyllet për 26 minuta

Seanca plenare e ditës së sotme, e parashikuar si maratonë dhe e ndarë në tre pjesë, përfundoi pas vetëm 26 minutash. Kryeministri Edi Rama e hapi mbledhjen me një thirrje për disiplinë ndaj mazhorancës dhe një paralajmërim për opozitën lidhur me sjelljen në sallë.

Atmosfera u ndez kur ministrja virtuale Diella mbajti fjalën e saj të parë, duke sjellë debate të menjëhershme mes deputetëve. Pas përplasjeve, Kuvendi votoi me 82 vota pro përbërjen e re të Këshillit të Ministrave dhe programin qeverisës, ndërsa demokratët reaguan duke hedhur objekte në drejtim të qeveritarëve.

Kjo ishte seanca e tretë në një javë, pjesë e një agjende të ngjeshur që ka sjellë edhe ndryshime në Rregullore e përbërjen e komisioneve parlamentare. Aktualisht, në Kuvend veprojnë katër grupe: Partia Socialiste me 83 deputetë dhe tre grupe opozitare – PD, PL dhe aleatët e tyre – të cilët shpesh shfaqen të përçarë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *