Aktualitet Shqipëria

Skandal në Përmet: efektiv policie nën hetim për lidhje me një 16-vjeçare, zbulohet shantazh me video intime

Një ngjarje e rëndë ka përfshirë qytetin e Përmetit, ku një 56-vjeçar, punonjës policie me inicialet A.A., është vënë nën hetim pas dyshimeve për një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra.

Çështja u bë publike pas një postimi në rrjetet sociale, duke detyruar autoritetet të nisin menjëherë verifikimet. Hetimet e kryera nga Policia e Gjirokastrës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zbuluan se rasti lidhet me disa video me përmbajtje intime, të cilat kanë përfunduar në duart e disa të rinjve, shokë të vajzës.

Dyshohet se këta persona kanë tentuar të shantazhojnë efektivin e policisë, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve. Deri më tani, janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rolin e secilit të përfshirë dhe rrethanat e plota të skandalit.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *