Uncategorized

Nakba 1948: Katastrofa që ndryshoi përgjithmonë fatin e Palestinës. Nga shpresa për pavarësi, te trauma e përhershme e një populli të dëbuar

Harta të thjeshtësuara që tregojnë zhvillimin e konfliktit territorial. Territoret Palestineze ngushtohen dhe paralelisht territoret nën kontrollin izraelit zgjerohen.

Nakba 1948

Nakba në arabisht.do të thotë katastrofë. Përdoret për të përshkruar dëbimin dhe shpërnguljen e rreth 750 mijë palestinezëve gjatë luftës arabo-izraelite më 1948. U shkatërruan mbi 500 fshatra palestineze, dhe popullsia arabe humbi shumicën e territoreve të sajë historike.

Për palestinezët është trauma themeluese e identitetit të tyre kombëtar, ndërsa për Izraelin, i njëjti vit njihet si Lufta e Pavarësisë. Çdo vit,15 majin, palestinezët e kujtojnë si “Dita e Nakbës, kurse izraelitët si “Dita, e Pavarësisë”.

Rrënjët e Nakbës gjenden në fundin e shekullit XIX, me ardhjen e kolonëve sionistë në Palestinë dhe mbështetjen që gjetën nga Britania, pas Deklaratës së Balfourit më 1917. Deri atëherë, 94% e popullsisë së Palestinës ishte arabe, ndërsa hebrenjtë përbënin vetëm 6%. Plani i ndarjes së Kombeve të Bashkuara më 1947 i dha Izraelit 55% të tokës, ndonëse arabët zotëronin shumicën e saj. Ky vendim u refuzua nga palestinezët dhe vendet arabe, duke sjellë shpërthimin e konfliktit.

Gjatë luftës së vitit 1948, mbi 80% e popullsisë arabe në zonat që u kthyen në shtetin e Izraelit, u dëbuan ose u detyruan të largohen. Ndodhën masakra të rënda si në Deir Yassin dhe al-Dawayima. U raportua përdorimi i luftës biologjike, përfshirë helmimin e puseve të ujit. Në vend të fshatrave palestineze, u ngritën vendbanime hebraike dhe u vendosën emra të rinj hebraikë.

Pas vitit 1949, Izraeli kontrollonte 78% të Palestinës historike, duke përfshirë edhe gjysmën e territoreve të parashikuara për një shtet palestinez. 156 mijë palestinezë mbetën brenda kufijve të Izraelit, shpesh të zhvendosur brenda vendit. Shumë të tjerë u shpërndanë në kampet e refugjatëve në Jordan, Liban, Siri, Bregun Perëndimor dhe Gazë, pa të drejtë kthimi. Vendi nuk arriti kurrë të krijojë një shtet palestinez.

Për palestinezët, Nakba nuk është vetëm një episod i vitit 1948, por një proces i vazhdueshëm, i quajtur “Nakba e përhershme”.

Narrativa palestineze e sheh Nakbën si një traumë kolektive, ku u humb atdheu dhe u copëtua kombi. Ndërsa narrativa izraelite e quan atë Luftë Pavarësie dhe argumenton se palestinezët u larguan vullnetarisht ose për shkak të luftës. Në vitin 2011, Parlamenti izraelit miratoi “Ligjin e Nakbës” që ndalon institucionet izraelite ta përkujtojnë i atë.

Nakba kujtohet çdo vit më 15 maj, një ditë pas Ditës së Pavarësisë së Izraelit. Çelësat e shtëpive të braktisura, keffiyeh-i palestinez dhe figura e Handalës janë kthyer në simbole të së drejtës për t’u kthyer. Letërsia, poezia dhe muzika palestineze e kanë bërë Nakbën një nga shtyllat identitare të kombit.

Ky është një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë moderne, që vazhdon të ndikojë politikën, kulturën dhe jetën e përditshme të palestinezëve dhe rajonit.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *