Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat.
Në një lidhje direkte në rrjetet sociale, Rama shprehet se gjuha e përdorur nga Shoqata është e papranueshme dhe thotë se gjyqtarët e kanë pagën të barabartë me ata të Greqisë.
““Ne kemi vendosur në 2016 një rritje të jashtëzakonshme pagash, si shprehje e vullnetit dhe mesazhit të asaj reforme, që ja dhe një sakrificë të taksapaguesve, që ju jeni të drejtë, të pavarur, të paanshëm.
Por ama, nga vendimi i 2016 te krijimi i mundësive për të pasur atë fond pagash, duhet kohë. Kur kemi kaluar atë paketë, nuk ishte kjo Shqipëri. Sot është një Shqipëri tjetër.
Si mund të jetë kjo me çelës magjik. Ju vazhdoni edhe me një gjë tjetër, habitem si e diskutoni akoma.
Ju keni shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për t’iu rritur pagat atyre që i ka hequr vettingu, për t’i kërkuar taksapagesve shqiptarë, për të paguar paga më të larta, për ata që i hoqi vettingu, se kishin pasuri të pajustifkuara, për të korruptuarit dhe gjakpirësit e popullit shqiptar, meritonin rritje pagash, njësoj si ata që kaluan vettingun.
Ju duhet të jeni të parët që duhet të shqetësoheni për barazinë para ligjit.”, tha ndër të tjera Rama.
