
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Çërragë, ku gruaja u plagos rëndë nga kafshimi i qenit të fqinjëve
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Belsh, ku një grua 65-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është kafshuar nga qeni i fqinjëve. Viktima, Emine Agolli, banore e fshatit Çërragë, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në këmbë si pasojë e sulmit.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja është dërguar për ndihmë mjekësore, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe ka proceduar pronarin e qenit, për të sqaruar përgjegjësitë ligjore dhe kushtet në të cilat mbahej kafsha. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin lokal.
