Bota

Italia godet abuzimet me Inteligjencën Artificiale: burg deri në 5 vjet për manipulime dhe “deepfakes”

Roma bëhet vendi i parë në BE që miraton ligj të posaçëm për AI, me masa të forta kundër mashtrimeve, vjedhjes së identitetit dhe përdorimit të rrezikshëm të teknologjisë

Italia ka hyrë në histori si shteti i parë i Bashkimit Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale, duke vendosur masa të rrepta kundër përdorimit të saj për qëllime të dëmshme. Legjislacioni i ri, i harmonizuar me Aktin Evropian për AI, parashikon dënime nga një deri në pesë vite burg për ata që shpërndajnë në mënyrë të paligjshme përmbajtje të gjeneruar ose të manipuluar, përfshirë edhe “deepfakes”.

Përdorimi i teknologjisë për krime të rënda si mashtrimi financiar, vjedhja e identitetit apo manipulimet e opinionit publik do të ndëshkohet me sanksione edhe më të ashpra. Ndërkohë, kompanitë dhe institucionet publike detyrohen të zbatojnë standarde të reja transparence, mbikëqyrje njerëzore dhe siguri kibernetike në përdorimin e inteligjencës artificiale.

Kryeministrja Giorgia Meloni e përshkroi ligjin si një hap historik drejtnjë përdorimi të përgjegjshëm, të sigurt dhe të fokusuar te njeriu të teknologjive të reja, duke theksuar se prioritet mbeten inovacioni, privatësia dhe mbrojtja e qytetarëve nga rreziqet e abuzimit.

Një element i veçantë i ligjit është edhe mbrojtja e të miturve, ëmijët nën 14 vjeç do të mund të përdorin mjetet e inteligjencës artificiale vetëm me miratim prindëror.

Me këtë vendim, Italia i jep tonin Evropës në kontrollin e teknologjive të reja, duke paralajmëruar se liria e inovacionit nuk mund të shndërrohet në armë për manipulim dhe krim.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *