“Rama 4” nis zyrtarisht mandatin: Ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj

Kabineti i ri qeveritar merr dritën jeshile në Kuvend
Në ambientet e Presidencës është zhvilluar ceremonia e betimit të kabinetit të ri qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Presidenti Bajram Begaj lexoi dekretin dhe formulën kushtetuese, ndërsa ministrat e njëpasnjëshëm vunë dorën mbi Kushtetutë, duke shënuar nisjen e zyrtarizuar të mandatit të katërt të qeverisë Rama.
Një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 82 vota pro dhe asnjë kundër programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.
Për herë të parë në historinë e politikës shqiptare, kabineti përfshin një ministre digjitale, një figurë e quajtur “Diella”, e cila simbolizon orientimin e qeverisë drejt teknologjisë dhe inovacionit.