Aktualitet Kosova

“Aleanca s’është thyer”: Kurti pas pezullimit nga SHBA: Mosmarrëveshje taktike, jo krisje strategjike

Kreu i qeverisë në detyrë Albin Kurti pranon dallime mbi qasjen ndaj Serbisë dhe strukturave paralele, por thotë se komunikimi me Uashingtonin vijon dhe bashkëpunimi në mbrojtje e zhvillim mbetet i fortë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se raportet me Shtetet e Bashkuara nuk janë prishur, ndonëse ekzistojnë dallime të herëpashershme për mënyrën e trajtimit të Serbisë dhe shuarjes së strukturave ilegale në territorin e Kosovës. Ai theksoi se opozita po e tejzmadhn situatën, por qeveria e tij i merr seriozisht qëndrimet e Ambasadës së SHBA-së.

Deklaratat vijnë pas vendimit të Uashingtonit më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, me arsyetimin e rritjes së tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në vend. Kurti sqaroi se bëhet fjalë për pezullim të takimit të radhës, jo të procesit në tërësi, dhe se kanalet e komunikimit me SHBA vijojnë normalisht.

Duke iu përgjigjur mesazheve të Ambasadës amerikane, e cila kërkon një partner në Prishtinë që shmang veprimet destabilizuese, forcon stabilitetin rajonal dhe mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve, Kurti tha se mospajtimet me SHBA janë operacionale e taktike, ndërsa për vlera, interesa dhe synime palët mbeten të përafruara.

Në terren, qeveria ka vijuar mbylljen e institucioneve paralele serbe, përfshirë pezullimin e FSS dhe FShIP në Mitrovicën e Veriut. Paralel me këtë kurs, Kurti veçoi dy shtylla ku partneriteti me SHBA mbetet i fortë:

Blerjet e pajisjeve dhe municioneve po ecin edhe më mirë me administratën aktuale; muajin e kaluar Kosova pranoi dronët RQ-20 Puma, të blerë nga SHBA.

Qeveria hoqi tarifën 10% ndaj mallrave amerikane, ndërsa SHBA vijoN mbështetjen përmes MCC.

“Aleanca me SHBA-në qëndron, edhe kur kemi dallime mbi hapat e përditshëm,” -përmbylli Kurti, duke sinjalizuar se koordinimi me partnerët perëndimorë do të mbetet prioritet i qeverisë në detyrë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *