Aktualitet Bota

OKB rikthen sanksionet ndaj Iranit për programin bërthamor

Këshilli i Sigurimit miraton “snapback”-un e kërkuar nga Parisi, Londra dhe Berlini; Teherani e cilëson vendimin të paligjshëm, ndërsa dritarja për një kompromis të minutës së fundit mbetet formalisht e hapur.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi më 19 shtator për rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit, pasi Franca, Britania dhe Gjermania aktivizuan mekanizmin “snapback” për shkeljet e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 28 shtator, nëse nuk arrihet një kompromis i minutës së fundit. Rusia dhe Kina votuan kundër, duke e cilësuar procesin të paligjshëm, ndërsa shumica e anëtarëve refuzuan zgjatjen e pezullimit. Franca tha se nuk kishte mbetur alternativë pa lëvizje korrigjuese nga Teherani, ndërsa Irani e quajti votimin të nxituar dhe të paligjshëm, duke refuzuar ta zbatojë. Izraeli paralajmëroi se programi iranian nuk është paqësor dhe se objektivi duhet të mbetet parandalimi i kapacitetit bërthamor ushtarak.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 u zhbë pjesërisht pas tërheqjes së SHBA-së në 2018 dhe rritjes së pasurimit të uraniumit nga Teherani. Edhe marrëveshja e fundit Iran–AIEA për bashkëpunim nuk i bindi evropianët.

Samiti i OKB-së nga 22 shtatori mund të hapë një mundësi të re për dialog, por diplomacia europiane mbetet skeptike.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *