

Dy persona, Valentin dhe Nikoll Bluda, u përplasën fatalisht me automjetin e tyre pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
Një aksident i rëndë automobilistik u ka marrë jetën dy personave, në aksin nacional Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të Koplikut. Viktimat janë babai, Valentin Bluda, dhe i biri, Nikoll Bluda.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip Mercedes-Benz me të cilin ata po udhëtonin ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fuqishëm me një shtyllë reklame. Përplasja rezultoi fatale, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të të dyve.
Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, menjëherë pas aksidentit dhe nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të tragjedisë.