

Të paktën 14 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, 9 prej të cilëve në Gaza City,
Të paktën 14 persona u vranë gjatë natës në Gaza City nga goditjet izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore. Qindra banorë u panë duke braktisur qytetin, dikur me rreth 1 milion banorë, duke shtyrë karroca ose duke mbartur sendet në krah, ndërsa ushtria izraelite ka bërë thirrje për evakuim të plotë drejt jugut, në një territor tashmë të rrënuar nga gati dy vjet luftë dhe i përballur me uri.
Në Izrael, mijëra qytetarë iu bashkuan familjeve të pengjeve për të kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu një marrëveshje që i jep fund luftës dhe sjell lirimin e të rrëmbyerve. Protesta u mbajtën në Jerusalem dhe Tel Aviv, ku u shpalos edhe një banderolë e madhe drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump me thirrjen “SAVE THEM!”.
Zhvillimet në terren vijnë teksa disa vende perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Australinë, Maltën, Belgjikën dhe Luksemburgun, pritet të sinjalizojnë javën e ardhshme, në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, lëvizje drejt njohjes së shtetit palestinez. Autoritetet palestineze e kanë cilësuar këtë si hap politik thelbësor, ndërsa Izraeli paralajmëron se një njohje e tillë do të shpërblejë agresionin” dhe do të dëmtojë përpjekjet për siguri.