
Mbreti Charles është takuar me personin më të moshuar në botë, e cila i tregoi se kujton ende ceremoninë e tij të investimit si Princ i Uellsit më shumë se 50 vite më parë – kohë kur, sipas saj, “të gjitha vajzat ishin të dashuruara me të”.
Ethel Caterham, e cila u bë personi më i moshuar në botë në moshën 116-vjeçare në prill pas vdekjes së murgeshës braziliane, motrës Inah Canabarro Lucas, festoi ditëlindjen në mënyrë të thjeshtë me familjen në gusht. Megjithatë, ajo kishte thënë se do ta shënonte siç duhet vetëm nëse Mbreti do ta vizitonte.Dëshira e saj u realizua të enjten, kur Charles, 76 vjeç, e vizitoi në shtëpinë e kujdesit në Lightwater, Surrey, pak pasi kishte përshëndetur presidentin amerikan Donald Trump.E ulur në kolltukun e saj, Caterham i tha Mbretit: “E mbaj mend kur nëna juaj ju kurorëzoi në Kalanë e Caernarfonit.
Të gjitha vajzat ishin të dashuruara me ju dhe donin të martoheshin me ju.”Një nga mbesat e saj, Kate Henderson, e ndërhyri duke thënë: “Po e thoshe edhe ditët e tjera, apo jo? Që Princi Charles ishte aq i pashëm. Të gjitha vajzat ishin të dashuruara me të. Një princ i vërtetë – dhe tani mbret.”Mbreti u përgjigj me humor: “Po, mirë… gjithçka që ka mbetur prej tij tani.”