

Në këto kafene në Tokio, gëzimi është i ndaluar: Ke të drejtë të jesh i trishtuar, madje të qash. Trend i ri i pazakontë apo simptomë e një ankthi më të thellë shoqëror?
Një ditë e keqe, një situatë e padurueshme, një e papritur… Ose thjesht kthimi në rutinë pas verës, nën shi e erë. Arsyet për të pasur nevojë të qash mund të jenë të shumta: nga një ngjarje negative, te thjesht dëshira për t’u shkarkuar e për të harruar gjithçka.
Në Japoni, shprehja e lirë e emocioneve nuk shihet mirë: emocionet negative konsiderohen shenja dobësie, sidomos në publik. Kështu lindën në vitin 2020, gjatë izolimit të Covid-it, “Crying Cafés”.
Këtu, e qeshura është rreptësisht e ndaluar (ashtu si edhe hyrja e burrave, nëse nuk shoqërojnë gra).
Rreptësi, saktësi dhe rregull: kjo të vjen ndër mend kur mendon për Japoninë. Por, si gjithmonë, ekziston një anë e fshehtë pas nevojës së vazhdueshme për t’u dukur perfekt. Ndjenja e vetmisë është sot një sfidë reale për shoqërinë japoneze.
Nuk është rastësi që në vitin 2021 u krijua një Ministër i Vetmisë, për t’u përballur me rritjen e shkallës së vetëvrasjeve. Një studim i Universitetit të Tokios tregoi se një në dymbëdhjetë persona ndihet i vetmuar në vendin e punës.
Megjithatë, nuk duhet të përgjithësojmë: të rrëshqasësh drejt stereotipeve është e lehtë, edhe pse, nga këndvështrimi evropian, shoqëria japoneze mund të duket disi më e rezervuar.
“Crying Cafés” nuk janë diçka veçanërisht e pazakontë, e as për t’u interpretuar si pasojë e një fenomeni shoqëror të përgjithshëm:
Nuk është e çuditshme për Japoninë, sidomos për Tokion, ku madje ekziston edhe një hotel me dhoma të konceptuara për gra që kanë nevojë të lënë të lirë trishtimin.
Një hapësirë për të qarë mund të tingëllojë ide e pazakontë, tipikisht japoneze, por jo krejt e panevojshme. Le të mendojmë për marrëdhënien tonë me emocionet, veçanërisht me trishtimin : a jemi vërtet të lirë të qajmë, të shprehim haptas gjendjen tonë të zymtë?
Psikologu dhe psikoterapeuti Olivier Dupuis shpjegon se shtypja e trishtimit ka pasoja negative jo vetëm për shëndetin mendor:
“Mbajtja brenda e emocioneve apo e trishtimit mund të sjellë pasoja psikosomatike, si dhimbje fizike, skuqje të lëkurës, si edhe ankth që prek jetën e përditshme.”
Shprehja e çdo lloji emocioni është e rëndësishme, si për gratë ashtu edhe për burrat:
Të qarat në publik mbeten tabu, veçanërisht për burrat. Prandaj është pozitive të shfaqen hapësira ku mund të qash e të shprehësh lirshëm trishtimin.