

Përfaqësues të komunitetit shqiptar, të mbështetur nga shoqata “Iliria München”, morën pjesë në paraden e madhe të veshjeve tradicionale.
Për herë të parë, kostumet tradicionale shqiptare u panë në paradën e madhe të veshjeve tradicionale të Oktoberfest-it në Mynih, njërin prej festivaleve më të mëdha të vitit në Gjermani. Përfaqësues të komunitetit shqipfolës në qytet, nën flamurë e simbole kombëtare, marshuan me veshje popullore nga treva të ndryshme, duke u bërë pjesë e paradës që mbledh mijëra pjesëmarrës e vizitorë nga e gjithë bota.
Sipas njoftimeve lokale, pjesëmarrja u mundësua nga shoqata “Iliria München”, e cila ka synuar të promovojë kulturën shqiptare dhe të forcojë lidhjet me komunitetin gjerman. Parakalimi u prit me interes nga spektatorët përgjatë itinerarit të paradës, duke shënuar një moment simbolik për prezencën kulturore shqiptare në një skenë ndërkombëtare si Oktoberfest.