

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të zhvillojë të martën në Nju Jork një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila theksoi se Trump do të ketë gjithashtu takime me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidentin argjentinas Javier Milei, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, Zelensky ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë ka pasur një bisedë të gjatë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku në fokus ishte forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.