

Xi Jinping: Deri në vitin 2035, emetimet do të ulen me 7-10% dhe energjia e pastër do të zërë mbi 30% të konsumit.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, njoftoi në samitin e OKB-së se vendi i tij do të ulë emetimet me 7-10% deri në vitin 2035. Kina, që lëshon mbi 31% të dioksidit të karbonit në botë, synon gjithashtu të rrisë gjashtëfish kapacitetin e erës dhe diellit, krahasuar me vitin 2020 dhe të bëjë makinat pa ndotje, pjesë kryesore të transportit.
Xi Jinping u bëri thirrje vendeve të zhvilluara të marrin udhëheqjen në veprime klimatike, duke aluduar për SHBA, e cila është tërhequr nga Marrëveshja e Parisit. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump e quajti ndryshimin klimatik një mashtrim dhe kritikoi BE dhe Kinën për energjitë e rinovueshme.
Nga ana tjetër, BE deklaroi se emetimet janë ulur me gati 40% që nga viti 1940, ndërsa liderë si Lula da Silva dhe Shehbaz Sharif paralajmëruan se askush nuk shpëton nga pasojat e krizës klimatike, duke sjellë si shembull përmbytjet shkatërruese në Pakistan.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se shkenca, ligji, ekonomia dhe qytetarët kërkojnë veprim, duke theksuar se planet e reja klimatike duhet të dorëzohen brenda muajit.