
Nga Kastriot Dervishi: Arratisja me shkallë mbi klon
Më 26.6.1983, ora 3.00, nga një vend midis Vërnikut dhe Kapshticës u arratisën dy familje me 10 veta: -Familja e shtetasit Ideal Emin Cani (vitlindja 1947), me gruan, dy fëmijë të vegjël dhe vëllain, banues në Bilisht.-Familja e shtetasit Engjëll Lutfi Canit (vitlindja 1955, djali i xhaxhait të Eminit), me gruan dhe tre fëmijë. Këta kishin qenë të internuar në Gradishtë të Lushnjës, por vazhdonin në banonin atje.Baballarët e Idealit dhe Engjëllit ishin arratisur në vitet 1953 e 1956.Për të kaluar klonin, përdorën një palë shkallë të gjata, duke e befasuar regjimin me këtë veprim. Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në zona të tjera.