

Ora me kuarc, dikur e përçmuar dhe e parë si një zëvendësuese më e lirë e mekanizmit tradicional, po përjeton një ringjallje të vërtetë. Ajo është duke u kthyer në objekt koleksionistësh dhe po fiton gjithnjë e më shumë vlerë në tregun ndërkombëtar.
Sipas të dhënave të platformës ndërkombëtare Chrono24, popullariteti i orëve me kuarc është rritur me 37% në vlerë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rritja në numrin e njësive të shitura është edhe më e theksuar. Ky rikthim është veçanërisht i dukshëm tek gjeneratat e reja: tek të rinjtë nën 30 vjeç, preferenca për kuarcin është rritur nga 4,4% në 7,3%.
Në tregun e modeleve më të kërkuara spikasin Cartier Tank, Cartier Panthère dhe Omega Seamaster në versionet me kuarc, që kanë hyrë në krye të listave të shitjeve. Ky trend po dëshmon se ora me kuarc, qoftë analoge apo digjitale, nuk shihet më si një orë e zakonshme, por po fiton statusin e një objekti të vërtetë kulti.