

Familja Kelmendi në zi, sot mbahet ceremonia mortore në Pavlan të Pejës
Një tragjedi ka goditur familjen e këngëtarit të njohur Gjesti. Vëllai i tij, vetëm 15 vjeç, humbi jetën dje në një aksident të rëndë në Pejë, duke lënë pas dhimbje të madhe tek të afërmit dhe miqtë.
Lajmin e hidhur e ka bërë publik ekipi menaxhues i këngëtarit përmes një postimi në Instagram, ku njoftohet se përcjellja për në banesën e fundittë Eldion Kelmendit do të zhvillohet sot, më 27 shtator, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Pavlan të Pejës.
Në mesazhin e shpërndarë, menaxhmenti i Gjestit shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, duke ftuar miq e dashamirës që ta kujtojnë me respekt e lutje të ndjerin.