
Hamasi që kafshon cdo ditë.

Njohja e Palestinës është ndëshkim për Izraelin që po vret pa u ndalur, por ndëshkimi i dikujt nuk mund të jetë dhurata e dikujt tjetër.
Palestinezët nuk e meritojnë shtetin që po ju falet, sepse nuk kanë bërë asgjë për ta merituar atë.Njohjet perëndimore rrezikojnë të krijojnë një Goliath të ri në kufi të Izraelit, një shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim.
Por Goliathi mitik ka qenë palestinez, megjithëse nuk ka qenë arab dhe ndoshta të kesh fqinj një përbindësh është destini i Izraelit që sot nuk i ngjan fare Davidit, bariut të varfër hebre që shpëtoi popullin e vet duke vrarë Goliathin.Ata që duan ti amnistojnë palestinezët nga të gjitha fajet e tyre, thonë madje se Goliathi dhe Davidi kanë ndrruar vendet.
Tani Davidi i dobët është palestinez dhe Goliathi i tmerrshëm është izraelit.Mirëpo zgjidhja nuk gjendet te legjendat e riciklueshme.Cështja e Palestinës nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin por me moralin e kohës.Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar.
Kjo është cështja.
Palestina nuk është gati për të bashkëjetuar me ne.
Palestina nuk është gati për të jetuar si ne.