

Shkencëtarët gjermano-britanikë zbulojnë se një filxhan kafe në orët e para pas zgjimit, rrit ndjeshëm gjendjen pozitive
Një studim i përbashkët i universiteteve të Bielefeldit në Gjermani dhe Warwick-ut në Mbretërinë e Bashkuar ka hedhur dritë mbi arsyen pse kafeja e mëngjesit përmirëson humorin. Hulumtimi, i publikuar në revistën Scientific Reports, tregon se konsumimi i kafesë aktivizon dopaminën, e njohur si hormoni i kënaqësisë, duke sjellë një ndjesi të shtuar pozitive.
Gjatë dy deri në katër javëve, 236 të rinj gjermanë u ndoqën përmes një aplikacioni ku shënonin shtatë herë në ditë gjendjen e tyre emocionale dhe konsumin e pijeve me kafeinë. Analiza tregoi se efekti më i fortë pozitiv ndodhte në dy orët e para pas zgjimit, kur kafeina bllokonte receptorët e adenozinës, hormon që ngadalëson aktivitetin e trurit gjatë natës dhe stimulon dopaminën.
Studiuesit theksojnë se ky proces shpjegon pse një ekspres i mëngjesit ndihmon të shohësh ditën me më shumë optimizëm. Megjithatë, ata paralajmërojnë se konsumimi i tepruar i kafeinës, mund të sjellë rreziqe për shëndetin, duke përfshirë rritjen e ankthit dhe problemet me gjumin.