
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur masa sigurie ndaj dy ish-inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Njëri prej tyre, O.J., është dërguar në arrest në burg, ndërsa L.S. është vendosur në arrest shtëpie.

Hetimet zbuluan se ata kishin marrë ryshfet në vlerë prej 900 mijë lekësh dhe 10 mijë dollarësh për të mos ndëshkuar një subjekt privat në Korçë, i cili operonte pa dokumentacionin ligjor të nevojshëm. Masat e sigurimit u ekzekutuan më 27 shtator me ndihmën e Policisë së Shtetit. Procedimi penal vijon në Prokurorinë e Posaçme për veprime të mëtejshme