

Deputetja e PD paralajmëron se rritja e çmimeve dhe mungesa e rritjes së pagave po e bëjnë mbijetesën të pamundur për shumicën e familjeve shqiptare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për rritjen e kostos së jetesës në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si plagën më të madhe të familjeve sot.
Sipas saj, çmimet e produkteve bazë janë rritur me rreth 20% vitet e fundit, duke e bërë mbijetesën të vështirë për familjet me të ardhura të ulëta. Tabaku solli shembullin e një familjeje me katër anëtarë që shpenzon mbi 38 milë lekë vetëm për ushqime, ndërkohë që dy paga minimale së bashku arrijnë vetëm 40 mijë lekë.
“Si mund t’ia dalë një familje në këtë realitet? Çfarë të paguajë më parë? As paga minimale nuk zbatohet në mënyrë të drejtë për të gjithë punëtorët,” -tha ajo, duke theksuar se shumë biznese ende nuk e respektojnë ligjin.
Tabaku akuzoi qeverinë se Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe më gjerë për rritjen e pagave, ndërsa zhvlerësimi i euros dhe mungesa e konkurrencës në treg e kanë rënduar edhe më shumë situatën.
“Ekonomia funksionon vetëm për një pakicë të privilegjuar. Shumica e qytetarëve po lihen pas dore, sepse përfitimet e rritjes ekonomike nuk shpërndahen në mënyrë të drejtë,” -u shpreh deputetja demokrate.