
MILAN, ITALY - SEPTEMBER 26: Marina Vjollca and Getoar Selimi attend the Elisabetta Franchi fashion show during the Milan Womenswear Spring/Summer 2026 on September 26, 2025 in Milan, Italy. (Photo by Stefania M. D'Alessandro/Getty Images)

Çifti i artë i showbiz-it shqiptar, Marina dhe Getoar Selimi, kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare në Milano, duke u shfaqur si ikonat e stilit dhe elegancës shqiptare, në një prej eventeve më prestigjioze të modës botërore.
Marina me një look të rafinuar dhe Getoari me stilin e tij urban, kanë bërë që syri i fotoreporterëve të ndalet tek ata, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të javës.
Marina, gjithmonë elegante u shfaq me një look modern që kombinoi klasiken me risitë e këtij sezoni, duke marrë komplimente të shumta nga mediat italiane. Ndërkohë, Getoari me stilin e tij unik, i dha çiftit një prezencë të fuqishme në pasarela dhe në atmosferën e ngjarjes.