

Moderatorja sportive bashkëpunon me policinë për të ndaluar psikiatrin që e kishte kthyer jetën e saj në ankth.
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e 28 shtatorit. Mjeku psikiatër Behar Kamberi, 42 vjeç nga Kosova, ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se përndiqte moderatoren e njohur sportive Albana Bejko.
Sipas burimeve policore, Kamberi ishte shfaqur në disa raste pranë banesës së 28-vjeçares, duke ngjallur shqetësim të vazhdueshëm. Për të vënë në zbatim planin e arrestimit, moderatorja bashkëpunoi me policinë duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës. Sapo ai mbërriti, efektivët e Komisariatit Nr. 2 ndërhynë dhe e ndaluan në flagrancë.
Aktualisht Kamberi ndodhet në qeli, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes. Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse psikiatri ka pasur raste të tjera të ngjashme.