

Shpërthimi i fuqishëm dëmton një servis makinash në Luz të Fushë-Krujës, policia në ndjekje të autorëve.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Luz të Fushë-Krujës, ku një servis makinash është goditur nga një shpërthim me lëndë plasëse.
Sipas të dhënave të para, ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së dielës, kur pronari i biznesit, me inicialet A.G., konstatoi dëmet në qepenin e servisit dhe njoftoi menjëherë autoritetet.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të zbuluar motivet e këtij sulmi.