

Nga Kolombo në Katmandu, të rinjtë e brezit digjital po shembin qeveri dhe po imponojnë ndryshim historik.
Një valë revoltesh të rinjsh po trondit Azinë e Jugut, duke rrëzuar njëra pas tjetrës qeveri të mbajtura për dekada nga elita e vjetër politike. Gjenerata Z, e hiperkonektuar dhe e pakënaqur nga korrupsioni e privilegjet e klasës politike, ka marrë në dorë fatin e vendeve si Sri Lanka, Bangladeshi dhe Nepali, duke i detyruar liderët të largohen me shpejtësi rekord.
Që prej vitit 2022, tre qeveri kanë rënë nën presionin e protestave masive. Në Sri Lanka, iu deshën pesë muaj për të përmbysur klanin Rajapaksa; në Bangladesh, vetëm gjashtë javë për të larguar Sheikh Hasina pas 15 vitesh pushtet; ndërsa në Nepal, rebelimi i të rinjve në shtator 2025 mjaftoi për dy ditë që të shënonte fundin e qeverisë maoiste të 73-vjeçarit Khadga Prasad Sharma Oli.
Lëvizja po shënohet si një “pranverë aziatike” të re, e cila mund të shtrihet së shpejti edhe në Indonezi dhe Filipine. Analistët e shohin këtë si një epokë të re politike, ku zëri i brezit të ri po sfidon pa frikë strukturat e ngurta të pushtetit.