

Shpërthimi pranë banesës së nënës së saj ngre dyshime mbi lidhjen me Laert Haxhinë dhe xhelozinë e famshme pas takimit me Ziza Bajazitin
Lushnja u trondit në orët e para të mëngjesit nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi në lagjen “Gafurr Muço”, ku lënda plasëse u vendos pranë banesës së Shaqe Gjatës. Objektivi ishte shtëpia e nënës së Klea Gjatës, një emër i bërë i njohur për lidhjen e saj me Laert Haxhinë, figurë e botës së krimit.
Historia e Kleas me Haxhinë mori vëmendje të veçantë kur u përfol se ajo ishte përfshirë në një krizë xhelozie, pasi Laerti pati një takim special me Ziza Bajazitin. Ky episod e vuri Klea Gjatën në qendër të thashethemeve dhe interpretimeve për rolin e saj në rrethin e Haxhisë.
Tashmë, shpërthimi pranë banesës së nënës së saj ngre pikëpyetje të reja: a ishte ky një mesazh i koduar që lidhet me konfliktet dhe historitë e përplasjeve rreth Laert Haxhisë? A ka lidhje tritoli me rivalitetet sentimentale të së kaluarës, apo me hakmarrjet e botës së krimit?
Policia ka nisur hetimet, por ngjarja mbetet e mbuluar nga misteri, ndërsa qyteti i Lushnjes shkundet sërish nga jehona e tritolit.