

Qeveria vendos rritjen me 2.5% për mbi 700 mijë qytetarë, përfitues janë pleqëria, invaliditeti dhe familjarët
Nga data 1 tetor hyn në fuqi vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve. Rreth 721 mijë pensionistë do të marrin rritje me 2.5%, duke përfshirë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare. Përfitues janë edhe ata që dalin në pension pas kësaj date.
Sipas përllogaritjeve, efekti financiar i këtij vendimi kap shifrën 1.14 miliardë lekë dhe do të mbulohet nga fondet e parashikuara në buxhetin e ISSH-së.