

E akuzuar për lidhje me grupin e Suel Çelës, Fetahu paraqitet në SPAK, për herë të parë pas ndryshimit të masës së sigurisë
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është shfaqur sot para GJKKO, pasi më 19 shtator masa e sigurisë ndaj saj u lehtësua nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Kjo është paraqitja e saj e parë, që prej daljes nga qelia.
Fetahu akuzohet për përfshirje në favorizime dhe lidhje me grupin e njohur kriminal të Suel Çelës, çështje që mbetet në hetim nga SPAK.