

Ekzekutim mafioz në stil latin: trupi i viktimës u ekspozua publikisht, mesazh i fortë nga bota e krimit në zemër të Europës
Brukseli është tronditur nga një ngjarje e përgjakshme me skenar makabër. Një shtetas shqiptar u gjet i varur në një strukturë metalike pranë një ure, në një skenë që mediat ndërkombëtare e krahasojnë me praktikat brutale të karteleve meksikane.
Policia belge po heton pistën e një ekzekutimi mafioz dhe paralajmërimi të hapur për rivalët në rrjetet e trafikut. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik, por burimet e sigurisë ngrenë dyshime për lidhje me bandat shqiptare të përfshira në tregtinë e drogës.
Ky krim makabër, i rrallë për Europën, ka ndezur alarmin për depërtimin e metodave të dhunshme të botës së krimit ndërkombëtar në kryeqendrën e institucioneve të BE.