

Profesori i kriminologjisë zbulon se një zonjë ka sjellë në SPAK dokument me shënime për miliona euro të ndara mes zyrtarëve
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka tronditur opinionin publik me një paralajmërim të fortë: një deputet i Kuvendit pritet të përballet me masë arresti nga SPAK.
Në një intervistë, ai bëri të ditur se në duart e prokurorëve ka përfunduar një bllok shënimesh me detaje të hollësishme për ndarjen e parave të korrupsionit. Sipas tij, ky bllok është dorëzuar nga një grua dhe përmban të dhëna që lidhen me shuma të mëdha parash të depozituara në banesa në periferi të Tiranës.
Karamuço nuk dha detaje mbi identitetin e deputetit apo përkatësinë e tij politike, por u shpreh se dokumenti ka vlerë të madhe hetimore dhe se SPAK është pranë një goditjeje të madhe ndaj korrupsionit në nivele të larta.