
Bllokimi i buxhetit të qeverisë amerikane në Kongres, duket se është reflektuar edhe në veprimtarinë e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Në njoftimin e saj në rrjetin social “Facebook”, ambasada thekson se, si rrjedhojë e mungesës së fondeve, llogaria në rrjetin social nuk do të përditësohet, duke shtuar se edhe shërbimet e planifikuara të pasaportave do të vijijnë sipas mundësive. Më poshtë statusi i plotë në “Facebook”:

Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.🇺🇸 Due to the lapse in appropriations, this Facebook account will not be updated regularly until full operations resume, with the exception of urgent safety and security information.At this time, scheduled passport and visa transit services in the United States and at U.S. Embassies and Consulates overseas will continue during the lapse in appropriations as the situation permits. For information on our services and operating status, visit travel.state.gov.