
Strategjia e Apple ndez debat: Luks teknologjik apo marketing që normalizon shifra marramendëse?
Apple ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj inteligjent, iPhone 17 Pro Max, i cili në versionin më të avancuar me ekran 6.9 inç dhe kapacitet prej 2 terabajtë, shitet me një çmim rekord prej 2,479 eurosh. Ky është smartfoni më i shtrenjtë në historinë e kompanisë.
Reagimet e konsumatorëve kanë qenë të ndara. Për shumë përdorues, edhe modeli bazë me çmim rreth 1,329 euro përbën një kosto të papërballueshme, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë si investim në një pajisje premium që ofron teknologji të avancuar.
Ekspertët theksojnë se Apple po ndjek një strategji të menduar mirë, duke synuar një segment klientësh të gatshëm të paguajnë për ekskluzivitetin dhe fuqinë e markës. Megjithatë, ngritja e çmimeve ka hapur një debat të gjerë mbi mënyrën si teknologjia po shndërrohet në luks.