
Nëntë duele elektrizuese sonte në Ligën e Kampionëve, me super sfida që mund të përcaktojnë fatet e turneut
Champions League rikthehet sonte me një raund ndeshjesh spektakolare që pritet të ndezin emocionet e futbollit evropian. Në program janë nëntë përballje, të ndara në dy orare.
Në 18:45 hapin mbrëmjen duelet Qarabag – FC Copenhagen dhe Royale Union – Newcastle.
Por vëmendja më e madhe është në orën 21:00, kur në Camp Nou zhvillohet supersfida Barcelona – PSG, e cilësuar si një “finale e parakohshme”.
Barça e Flick vuan mungesa të rëndësishme si Joan Garcia, Gavi, Fermin Lopez, Raphinha dhe portieri ter Stegen, ndërsa kampionët në fuqi PSG zbresin pa Dembelenë e dëmtuar, si edhe pa Kamara, Doue, Kvaratskhelia e Marquinhos.
Ndërkohë, në Spanjë pritet një tjetër përballje e madhe: Villarreal – Juventus, ku spanjollët janë pa shtatë lojtarë të dëmtuar, ndërsa “Zonja e Vjetër” do të luajë pa Bremer, Milik, Miretti dhe Thuram.
Sfida të tjera të mbrëmjes përfshijnë:
Dortmund – Athletic Bilbao
Manchester City – Monaco, një duel që premton spektakël në Principatë
Napoli – Sporting Lisbonë, në “Diego Armando Maradona Stadium”
Me yjet më të mëdhenj në fushë dhe tensionin në maksimum, kjo mbrëmje e Champions pritet të mbajë miliona tifozë të mbërthyer para ekranit.