
Në “Goca dhe Gra”, ish-romanca e viteve të shkuara, u rikthye në vëmendje mes batutave dhe humorit të panelit
Emisioni “Goca dhe Gra” u rikthye me sezonin e ri dhe një panel tërësisht të ndryshuar, ku mes emrave të rinj spikati edhe Rozana Radi. Në episodin e parë, një nga temat më të diskutuara ishte performanca virale e MC Kreshës, i cili u bë protagonist në rrjetet sociale pasi u duk sikur harroi tekstin gjatë një koncerti live.
Gjatë bisedës, Rudina Dembacaj e pyeti Rozanën për reperin, duke i kujtuar edhe lidhjen e dikurshme. Reagimi i saj ishte fillimisht me humor dhe ngurrim: “Unë? Si mendon ti, Ori?” – iu drejtua ajo koleges.
Megjithatë, Radi nuk ngurroi të japë një vlerësim të qartë: “Edhe unë jam me mendimin e Orit, Kresha është një super artist.”
Edhe panelistet e tjera si Ori Nebijaj dhe Ema Andrea e cilësuan Kreshën si një emër me peshë në muzikën shqiptare, duke shtuar se situata e ndodhur në skenë mund të ketë qenë thjesht humor ose një moment i natyrshëm artistik.
Në fund, pavarësisht batutave për të shkuarën, në studio mbizotëroi dakordësia: MC Kresha mbetet një nga reperët më të rëndësishëm të skenës shqiptare.