
E pabesueshme…, por, po të jetë e vërtetë ajo që shkruan sot Pamfleti nën titullin “Vjedhja e bardhë”, Edi Rama është çmendur plotësisht. Nuk ka shpjegim tjetër për këtë:
“Edi Rama i fal 10 milionë euro Lotarisë Kombëtare që ka fituar 144 milionë dhe s’ka paguar asnjë taksë...”
Sipas shkrimit të Pamfletit, prej 12 vitesh Lotaria Kombëtare, kompani me koncesion monopol, raporton humbje fiktive, të cilat shteti i pranon dhe madje i “rimburson”, ndërkohë që qytetarët paguajnë faturat. Po aty theksohet:
“Është e pamundur të pranohet se një biznes bixhozi monopol, pa konkurrencë dhe me vetëm 10% tatim fitimi, mund të dalë me humbje çdo vit për 12 vite rresht dhe të vazhdojë aktivitetin.“
Dhe kulmi: qeveria jo vetëm që nuk i kërkon taksat, por i fal edhe 10 milionë euro të tjera si “thelë mbi bisht”!!!
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk kemi të bëjmë më thjesht me një aferë financiare, por me një absurditet të plotë shtetëror. Dhe pyetja është e qartë: a mund të quhet ndryshe, përveçse çmenduri, fakti që një Kryeministër shpërndan fondet publike sikur të ishin para të xhepit të tij?