
Automjeti doli nga rruga në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i makinës në gjendje kritike, hetimet vazhdojnë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Rrugën e Kombit, ku një automjet humbi kontrollin dhe doli nga rruga në rrethana ende të paqarta.
Drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur rëndë dhe fillimisht u dërgua në urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit. Për shkak të gjendjes kritike, mjekët vendosën transportimin e tij të menjëhershëm drejt Tiranës, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të specializuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit, ndërsa pista kryesore mbetet humbja e kontrollit të mjetit.