
Një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një efektivi dhe kanë dëmtuar ambientet e brendshme të komisariatit ku u shoqëruan.Në pranga kanë rënë D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç.
Sipas burimeve zyrtare, dy të rinjtë u shoqëruan në Komisariatin nr. 2 në orët e para të mëngjesit, pasi goditën një punonjës policie i cili ishte në krye të detyrës.
Gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, autorët thyen një kamerë sigurie, dëmtuan derën e dhomës së shoqërimit dhe kanë kërcënuar punonjësit e tjerë të policisë që ndodheshin aty.
Autoritetet po vijojnë hetimin ndaj të arrestuarve.