
Ermal Hasimja në një bisedë në Televizionin Euronews Albania ka deklaruar se do të kandidoj si i pavarur për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.Hasimja u shpreh se po e bënte këtë njoftim nisur nga deklarata e sotme që bëri lideri demokrat, Sali Berisha kur tha se kandidatët e pavarur e njoftojnë vetë kandidimin.
Gjithashtu, Hasimja deklaroi se do të jetë kandidat i pavarur dhe pa logo partie, por kërkon mbështetje nga gjithë faktori opozitar.