
Florian Haçkaj ka shpallur publikisht kandidaturën e tij si kandidat përbashkues për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme që pritet të zhvillohen së shpejti.
I ftuar në Euronews Albania, Haçkaj deklaroi se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr opozitën drejt një alternative të re për kryeqytetin, duke theksuar se “nuk ka më kohë për përçarje dhe vonesa”.“Është koha për të ndërtuar një opozitë reale, që bashkon dhe frymëzon qytetarët. Unë nuk vij për t’u përplasur me askënd, por për të ofruar një drejtim ndryshe, larg konflikteve të vjetra dhe lodhëse,” tha Haçkaj.