
Ditën e djeshme, në qendër të qytetit Tepelenë u vendos busti i Tafil Buzit (1792–1844), një nga figurat më të shquara të rezistencës shqiptare kundër Perandorisë Osmane.
I njohur si udhëheqës i kryengritjeve të viteve 1833–1835, ai udhëhoqi grupe luftëtarësh nga Tepelena, Vlora, Mallakastra, Berati, Skrapari e Çamëria, duke u bërë simbol i guximit dhe qëndresës shqiptare.
Tafil Buzi u lind në vitin 1792, në fshatin Buz të Tepelenës, sot Bashkia Memaliaj.
Vdiq në rrethana të paqarta në vitin 1844